Sa fjalë të bukura! Fifi na emocionon me urimin për babain e saj

3 muaj më parë
Sa fjalë të bukura! Fifi na emocionon me urimin për babain e saj

Sot është një ditë super speciale për familjen e këngëtares Fifi. Babai i saj feston ditëlindjen dhe kjo është vërtet një ditë e shënuar. Ai u bë i njohur për publikun gjatë 4 muajve kur këngëtarja ishte pjesë e programit Big Brother Vip, nëse e mbani mend.

Sot, në këtë ditë kaq speciale, këngëtarja nga Kosova ka shkruar fjalët më të ëmbla për njeriun që do aq shumë. Sigurisht që kjo pritej nga një tekstshkruese e suksesshme si Fifi.

“Urime ditëlindjen, babushi jem”, e nis Fifi shkrimin e saj për urimin e ditëlindjes. “Urime, o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë”, vijon ajo më tej.

“Urime o babushi jem, i vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ul kokën kur e menderos”, shkruan Fifi me sinqeritetin e saj tipik.

Letra në fund mbyllet kështu: “Urime, o njeriu më i drejtë në botë! Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt. Të dua Avni Raçi deri sa të ndërroj jetë”, shkruan Fifi krahas videos së takimit me të atin në shtëpinë e BBV.