Sabatini dyshues për Milanin: “Nuk e kuptoj si është e mundur?!”

8 muaj më parë
Sabatini dyshues për Milanin: “Nuk e kuptoj si është e mundur?!”

Walter Sabatini, tashmë ish-drejtori sportiv i Salernitana, ka folur për Tuttosport për momentin aktual të Milanit. Mes euforisë së Scudettos dhe pasigurisë për shkak të rinovimeve të Maldinit dhe Massara. Këto janë fjalët e tij.

“Të përsëritet sezoni i vitit të kaluar? Përsëritja është gjithmonë më e vështirë se të fitosh”. Për rinovimet e drejtuesve: “Më tepër një gjë nuk e kuptoj, pra vonesa e rinovimit të kontratave të Maldinit dhe Massara.

Ata e kanë përmbysur skenarin me zgjedhje largpamëse, kjo humbje kohe është e dëmshme dhe unë nuk e kuptoj atë. Jam i habitur, nuk e kuptoj cila është logjika, më duket halucinative”.

Ai vazhdon: “Mirë, ka pasur një ndryshim në kompani, por në atë sektor ka një vlerë absolute: ka kohezion mes trajnerit dhe drejtuesve, ka zgjedhje afatgjata dhe shpërblyese, nuk e kuptoj se çfarë pritje është?!

Pastaj do të më thonë: ‘Sabatini, kujdesu për punën tënde’. Por une hallet e mia jam mësuar të mos i bëj, me edukim shpreh mendimin tim edhe per ceshtje qe nuk me perkasin sigurisht”.

Situata e rinovimit i ka habitur të gjithë dhe po bllokon merkaton e transferimeve të Milan, objektivi i palëve është të zgjidhin sa më shpejt akordin për të nisur sezonin e ardhshëm.