Sacchi, këshilla e Milanit! “Se kush vjen nuk ka rëndësi, kuqezinjtë duhet të mos harrojnë një gjë të vetme”

9 muaj më parë
Sacchi, këshilla e Milanit! “Se kush vjen nuk ka rëndësi, kuqezinjtë duhet të mos harrojnë një gjë të vetme”

Nën titullin “Një Scudetto në testin e madh”, Gazzetta dello Sport sot i kushton një studim të thelluar sulmuesve që do të duhet të tërheqin Milanin, Interin dhe Juventusin në sezonin e ardhshëm.

Vlahovic dhe Lukaku te Juventus e Inter, Divock Origi për sulmin kuqezi. Gazzetta kërkoi mendimin e tre ekspertëve si Arrigo Sacchi, Daniele Adani dhe Massimo Mauro. I pari qe ka analizuar me gjate ishte Sacchi.

Ish-trajneri i kuqezinjve Arrigo Sacchi f hulumtoi çështjen e Milanit, duke folur në mënyrë të veçantë për mënyrën se si klubi kuqezinjve lëviz në merkato: “Milani ka treguar se kolektivi gjithmonë fiton ndaj individit.

Nënshkrimi më i mirë për kuqezinjtë eshte te jene në gjendje të kenë motivimin dhe shpirtin e ekipit që i lejoi ata të fitojnë Scudetton. Ata duhet të jenë të mirë në kapërcimin e pasigurisë së suksesit dhe vendosjen e qëllimeve për t’u përmirësuar.

Lojë, stil dhe ekip: këto janë tre fjalët kyçe për Milanin, përtej blerjes së Origit apo të tjerëve. Loja e tyre duhet te niset nga bazat e ndertuara dhe te mos kete asnje deformim. Me kalimin e kohes nese luhet njesoj dhe nese lojtaret baze ruhen, njihen me njeri-tjetrin pa folur fare.

Levizjet kthehen automatike dhe ka disa situata te studjuara qe zhvillohen ne dinamika te ndryshme. Vec kesaj, titulli te jep bindje ne forcen tende dhe shpesh ben diferencen edhe kur te duket se eshte e pamundur”. Adan gjithashtu tha fjalën e tij për kuqezinjtë: “Milani? U shpjegoi të gjithëve se si të punonin.”