Sacchi “zbërthen” fjalimin e Maldinit, gjithçka buron nga modeli i Italisë! Edhe Albertini nuk ka dyshime

1 vit më parë
Sacchi “zbërthen” fjalimin e Maldinit, gjithçka buron nga modeli i Italisë! Edhe Albertini nuk ka dyshime

Duke folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini ka thurur elozhe per punën e Paolo Maldinit. Këto janë fjalët e tij: “Kur planifikoni për të ardhmen, duhet të dini se cilat janë mjetet, ato janë dinamika dhe nevoja normale.

Unë e njoh Paolo dhe nuk shoh mendime retro, por vetëm qartësi ekstreme. Ai e di se çfarë është më mirë te thote dhe ne cdo rast edhe ai do ta beje. Per mua nuk jane ‘kercenime por sqarime. Na ka mesuar qe te jemi gjithmone shume konsistent.

Tani per tani nuk ka pasur kontakt me RedBird, ndaj ndjeu nevojen te thote gjera sepse kush tjeter do ta degjoje ne kete moment?!… Por po e perseris, nuk mendoj se shoh ndonje rrezik. Shkurt, nuk shoh nje Milan pa Maldinin sepse tani eksperienca e tij eshte shume me e madhe se dy vjet me pare.

Jam i qete për këtë aspekt, nuk është një skenar i dëshirueshëm”. Gjithashtu Arrigo Sacchi ka ngritur lart punën e Paolo Maldinit. Këto janë fjalët e tij: “Paolo Maldini ishte kampion në fushë dhe konfirmon veten si kampion edhe si menaxher.

Eleganca, kompetenca: ky është stili i tij. ai ka punësuar të rinj te Milani dhe tani duhet të kemi kujdes nga kurthi i suksesit, i cili ka futur në kafaz edhe kombëtaren italiane. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, shpresoj që tifozët e Milanit të mund të kapërcejnë lajkat”.

Ndërkohë mund të themi: nder Paolo, por edhe Massara dhe Pioli që ishte krijuesi i një futbolli më pak taktik dhe më strategjik”, u shpreh legjenda Sacchi qe eshte dakord se ky Scudetto “ishte kryeveper”.