“Samari më i shtrenjtë se gomari, merr studenti më shumë se unë”, mësuesit e Shqipërisë në grevë

9 muaj më parë
“Samari më i shtrenjtë se gomari, merr studenti më shumë se unë”, mësuesit e Shqipërisë në grevë

Kriza e rritjes së çmimeve ka prekur edhe arsimin dhe kjo ka bërë që pedagogët të reflektojnë. Ata duan përmirësimin e kushteve, në fakt një model që vjen nga Kosova duke qenë se arsimi është në grevë.

Për këtë arsye pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dolën sot në protestë. Ata besojnë se kanë të drejtë të kërkojnë kushte të përmirësuara të ardhurash.

Ata kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Nuk dihet nëse një kërkesë e tillë do të merret parasysh nga ana e qeverisë.

Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon. Ata nuk kërkojnë luks sipas tyre, por të paktën kushte të barabarta me kolegët e tyre në vendet e rajonit.

“Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, ka thënë një laborant nga fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe nëse realisht merren parasysh kërkesa të tilla. Pedagogët në Shqipëri më në fund po marrin guxim dhe dalin hapur me kërkesat e tyre.