San Siro, kapaciteti i kufizuar deri në vitin 2023! Shfaqet dokumenti

6 muaj më parë
San Siro, kapaciteti i kufizuar deri në vitin 2023! Shfaqet dokumenti

Në pritje për të kuptuar se si do të zhvillohet debati publik lidhur me projektin për stadiumin e ri San Siro, Meazza aktuale do të ketë një kapacitet të kufizuar deri në fund të sezonit aktual, më 30 qershor 2023. Shifra del nga dokumentet zyrtare të masterplanit te përditësuar për objektin e ardhshëm të Milanos, të cilin Calcio e Finanza mundi ta shqyrtonte…

Në veçanti, lexojmë se licenca aktuale për përdorim të përkohshëm është lëshuar në janar të vitit 2022 “në mënyrë që hapësirat e vendosura në këtë Bashki, në Via Piccolomini 5 (Stadio Meazza), të jenë të destinuara për funksionimin e OBJEKTIT SPORTIV me kapacitet maksimal të përgjithshëm prej 75.817 vendesh, […] në respektim të rreptë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, si dhe të përcaktimeve të shënuara në procesverbalin e Komisionit Mbikëqyrës Krahinor të Vendeve të Argëtimit Publik”.

Midis 2010 dhe 2020 kapaciteti maksimal i objektit ishte 78,275 vende, (26,329 në unazën e parë, 32,401 në unazën e dytë dhe 19,545 në unazën e tretë) ndërsa tani – dhe deri në fund të sezonit aktual – Inter dhe Milan do të duhet të “kënaqen” me pak më shumë se 75 mijë vende, rreth 2500 më pak se kapaciteti i mëparshëm.

Një tabelë në dokument tregon gjithashtu kapacitetin e saktë deri në qershor 2023, të ndarë në bazë të unazave, të cilat mund të strehojnë numrat e mëposhtëm të tifozëve. Unaza e parë: 26.223 persona, Unaza e dytë: 32.401 persona, Unaza e tretë: 17193 persona.

Nëse hapen vetëm dy unazat e para, kapaciteti do të kufizohet në 58,624 vende, ndërsa me hapjen e unazës së parë vetëm në 26,223 vende. «Sektori i unazës së tretë të kuqe nr. 325 – 327 – 328 – 331 – 333 – 334, në rast të përdorimit për mbështetje të organizuar (me lëvizje të mundshme të sinkronizuar), duhet të ndalohet për publikun”, përfundon dokumenti.