Sara dhe Ledri janë në krizë? Zbulohet pse këngëtari nuk e shoqëroi në “Dancing With the Stars”

2 muaj më parë
Sara dhe Ledri janë në krizë? Zbulohet pse këngëtari nuk e shoqëroi në “Dancing With the Stars”

“Dancing with the Stars” është eksperienca e parë televizive për Sara Hoxhën. Partnerja e Ledrit është një imazh shumë i dashur për të gjithë ndjekësit, aq sa tani është gati të bëjë fansa edhe në formatin e ri të kërcimit.

Të shumtë ishin mbështetësit e saj në skenë, ku ajo që na ra në sy ishte familja e reperit të mirënjohur. Por mungesa e Ledrit ka bërë që mënjeherë të nis një zhurmë mediatike për një krizë të tyre.

Kaq ka mjaftuar që vetë Sara të reagojë, duke zbuluar edhe arsyen pse partneri i saj mungoi në skenë pas gjithë zhurmës që u bë në rrjet.

“Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që kanë treguar shumë suport dje që unë nuk e prisja fare, i kam lexuar të gjitha mesazhet tuaja dhe sugjerimet që më keni dhënë.

Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend.

Kam qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku ti çoja emocione dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”,- tha Sara në video-t e saj.