Scaroni pranon se nuk është vendosur ende kapaciteti i stadiumit të ri!

8 muaj më parë
Scaroni pranon se nuk është vendosur ende kapaciteti i stadiumit të ri!

Presidenti i AC Milan, Paolo Scaroni foli gjate prezantimit te ngjarjes BMW, Partner Automotive dhe Partner Premium i klubit kuqezi. Ngjarja u zhvillua në Qendrën Sportive Milanello, një mundësi për t’u dorëzuar lojtarëve makinat e reja të markës gjermane.

Duke folur me të pranishmit, Scaroni shtoi një koment për projektin e stadiumit të ri në San Siro, duke u ndalur veçanërisht tek çështja e kapaciteteve. “Një element që siç do të dëgjoni do të përcaktohet në detaje vetëm në fazën e planifikimit ekzekutiv që do të vijojë me debatin publik”, tha presidenti i Milanit.

“Nuk kemi vendosur ende asgjë, po reflektojmë për një kapacitet prej 60 deri në 70 mijë vende. Ajo që është një pikë fikse për ne është që duam të bëjmë dy unaza dhe jo tre, për arsye të ndryshme, veçanërisht për faktin se nga unaza e tretë nuk i shihni mirë ndeshjet.

Jemi në një fazë arsyetimi dhe jemi të inkurajuar në zgjedhjet tona nga fakti që stadiumi këtë sezon është më i mbushur se zakonisht”, tha ai sipas asaj qe ka raportuar Milannews. Nese nuk vendoset per zonen San Siro, do te zgjidhet Sesto.