Seferin e duan shumë klube, Tirana merr vendimin për sulmuesin e Kombëtares

8 muaj më parë
Seferin e duan shumë klube, Tirana merr vendimin për sulmuesin e Kombëtares

Taulant Seferi apo cdo lojtar tjetër i Tiranës do largohet nga bardheblutë vetëm pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Kupat e Europës, më parë është e pamundur.

Ky është vendimi i klubit. Kështu, bardheblutë prej kohësh kanë kërkesa për Taulant Seferin. Ofertat janë nga më të ndryshmet, por klubi do që shitja e lojtarëve të mos jetë në nxitim e sipër.

Klubi i Tiranës dëshiron që të privohet nga sulmuesi, nëse të interesuarit paguajnë çmimin e duhur për të marrë shërbimet e futbollistit bardheblu, i cili është pjesë e Kombëtares dhe shkëlqeu këtë sezon në Superiore.

Sipas saj që mëson “Panorama Sport”, drejtuesit mendojnë që Seferin ta shesin pas Europës, sepse një paraqitje tjetër e mirë e sulmuesit do të thotë rritja e vlerës në treg.

Presidenti Refik Halili është shprehur se Seferin nuk e lë, nëse blerësi nuk paguan të paktën 1 milion euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Tirana aventurën në Europë e mbyll në fund të korrikut në rastin më të keq dhe nëse shkon në grupe gjërat ndryshojnë, sepse më pas ridimensionohen.

Mësohet se ofertat e para janë diku te 500 mijë euro. Gjithsesi, një gjë është e qartë, me këtë pozicion të Seferit, kalimi i tij në një skuadër tjetër është pothuajse i garantuar, ndërsa ofertat mund të jenë edhe më të larta pas Europës.