“Sekreti i madh i Mike Maignan” | Trajneri i portierëve: “Rrallë e shohim diçka të tillë”

9 muaj më parë
“Sekreti i madh i Mike Maignan” | Trajneri i portierëve: “Rrallë e shohim diçka të tillë”

Gigi Ragno, një anëtar i stafit të shkëlqyer të portierëve te Milanit, i cili, së bashku me Betti-n dhe Dida-n, ka punuar ngushtë me Mike Maignan sezonin e kaluar. Ai foli gjatë episodit të podcast-it të Milan Racconti Rossoneri.

Ragno lavdëroi Magic Mike dhe e prezantoi kështu: “Ka shumë përqendrim! Mendoj se kjo është arma më e rëndësishme që Mike zoteron. Ai i siguron vetes dhe mbrojtjes kete siguri dhe garanci qe e percjell edhe me qendrimin e tij.

Në aspektin e përqendrimit, Mike është e mahnitshme se si ai arrin të qëndrojë në lojë per 90 minuta. Arrin të izolohet plotësisht nga ajo që e rrethon dhe ka objektivin e vetëm të jetë gati për çdo gjë dhe për gjithçka.

Pritjet që ka bërë janë faktor përqendrimi dhe pozicionimi. Kane qene te shumta rastet kur per 20-30 minuta te porta e Milanit nuk ka ndodhur asgje dhe kur ka ardhur rasti i pare i rrezikshem i kundershtarit, Mike eshte dukur sikur ne ato minuta nuk ka pushuar por ka qene i fokusuar”.