Selvia feston ditën e lindjes, Shpati i dedikon disa fjalë zemre publikisht

3 muaj më parë
Selvia feston ditën e lindjes, Shpati i dedikon disa fjalë zemre publikisht

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvia prej kohlsh tashmë kanë krijuar një lidhje të fortë e konsoliduar, pasi tashmë janë edhe prindër të një djali të quajtur Roelin.

Gjithmonë shihet pranë njëri-tjetrit, të bukur e të dashuruar, e natyrisht edhe në datat e shënuara të jetës së tyre nuk harrojnë ta kujtojnë njëri-tjetrin e të dhurojnë dashuri.

Sot bashkëshortja e Shpatit feston ditëlindjen. Këngëtari ishte ndër të parët që e ka uruar ku me shumë emocion e çmon gruan e tij duke i thënë se është njeriu ml i mirë në botë.

Ai ka postuar një fotografi me Selvijen teksa e ka shoqëruar me fjalët më të ëmbla. “Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja ime ti që i dhe kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shummmmmm. Jemi me fat që të kemi”, ka shkruar Shpati për partneren e tij.

Kujtojmë se edhe pse tashmë dihet se Shpati nuk është më në “treg”, pyetjet ngacmuese ndaj Selvijes për eksperiencat e mëparshme të tij nuk kanë të sosur.

Selvija ka zhvilloi një Q&A me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ta. Ndër të tjera, një ndjekës e ka pyetur Selvijen për mendimin e saj në lidhje me ish të dashurat e Shpatit.

Si duket, Selvija jo vetëm që nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje por është treguar tepër diplomate në përgjigjen e saj. Selvija ka thënë se i respekton të gjitha femrat që Shpati ka pasur në jetën e tij pasi dhe ajo vetë është një nga zgjedhjet e Shpatit.