Semi u pajtua me Donaldin dhe i shkoi në emision, e ironizon Beatrix: Veç emri im iu mjafton t’i kapë paniku

1 vit më parë
Semi u pajtua me Donaldin dhe i shkoi në emision, e ironizon Beatrix: Veç emri im iu mjafton t’i kapë paniku

Këngëtarja Semi Jaupaj është përfolur goxha në publik për faktin se ajo ishte në mes të historisë së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Këngëtarja i dedikoi ish-çiftit këngën ‘Mos u kthe’.

Semi zbuloi teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas” se teksti u frymëzua nga bëmat që aktori i humorit shkaktoi, duke iu referuar kështu lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë së ‘BBVIP’ me Beatrix Ramosajn.

“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”- u shpreh këngëtarja.

Mirëpo gjatë qëndrimit brenda shtëpisë Semi dhe Beatrix patën një miqësi të mirë me njëra-tjetrën pasi ato njiheshin dhe jashtë por e gjitha u kris kur nisi romanca e saj me Donaldin dhe vajzat nuk ruajnë më kontakte.

E teksa Beatrix është goxha aktive në rrjetet sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndjëkësit shpërthejnë në komente nga me të ndryshmet kur herë pas here thumbojnë aktorin e humorit.

Komenti i një ndjekëseje i ka tërhequr vëmendjen këngëtares, teska ka ironizuar deklaratën e Semit në lidhje me ‘bëmat’ e aktorit.

Semi u pajtua me Donaldin dhe i shkoi në emision, e ironizon Beatrix: Veç emri im iu mjafton t’i kapë paniku

“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– shkroi ajo. Duket se këngëtarja nuk ka nguruar aspak ti kthejë përgjigje vajzës ku nuk i ka lënë as ajo prapa thumbat për ta. “Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix.