Seriali i ri në Netflix që do t’u bëjë të qani çdo episod

3 muaj më parë
Seriali i ri në Netflix që do t’u bëjë të qani çdo episod

“From Scratch” mban titullin mini-seriali më i ri që iu bashkua Netflix këtë muaj dhe po bën namin.

Seriali i shkurtër dhuron kaq shumë emocione, sa nuk do të shpëtoni pa qarë.

Historia bazohet në një libër të famshëm me të njëjtin emër dhe mbi të gjitha në një histori të vërtetë.

Kujtime të një dashurie të lindur në Firenze mes një shefi kuzhine nga Siçilia (Lino) dhe një studenteje amerikane nga Texas-i, (Amy) që dashuron artin, pikturën, skulpturat.

Të dy takohen teksa Amy kërkon të eksplorojë Firenzen, bien në dashuri, përpiqen të gjejnë veten dhe ëndrrat e tyre teksa nisin një jetë të re bashkë në Los Angeles, por diçka ndodh dhe duhet ta përjetojnë bashkë.

Në çdo seri ka diçka që do t’ju emocionojë. Që nga skenat piktoreske që përshkruajnë çdo cep madhështor të Firenzes, nga problemet brenda të dy familjeve të të rinjve e deri tek ajo e paimagjinueshmja- që nuk e mendon që mund të ndodhë…