Sh err te kisha e Laçit, një person në gjendje kritike për jetën

8 muaj më parë
Sh err te kisha e Laçit, një person në gjendje kritike për jetën

Një sh err ka ndodhur ditën e sotme te kisha e Laçit, një vend i shenjtë ky për shumë shqiptarë, por mesa duket ka dhe nga ata që s’duan t’ia dinë ku ndodhen dhe ia nisin të zihe.

Pas një konflikti të çastit një person është plagosur me thkë dhe është dërguar në spital në Tiranë në gjendje të kritike për jetën.

Nga burime jo zyrtare thuhet se gjithcka ka nisur për arsye banale, për një vend parkimi, por më pas situata ka degraduar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Kisha e Laçit është një nga objektet më të famshme dhe tradicionale e cila frekuentohet nga të gjithë shqiptarët. E marta e 13-të është dhe “piku” i njerëzve dhe sipas traditës, objekti duhet të vizitohet 3 të marta rresht.

Zakonisht për çdo të kremte të Shna Ndoit kishën zëmadhe e frekuentojnë më shumë se një milionë pelegrinë, të cilët nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por dhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë etj., pasi Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Të tillë e përcjellin kultin e tij dhe kronikat mesjetare.

Është folur e shkruar shumë për këtë kryevend peligrinazhi religjioz, të cilin e vizitojnë me devocion jo vetëm shqiptarët e këtushëm, por nga mbarë trojet shqiptare, disapora, dhe shtetas të huaj. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve.