Shakohoxha thotë se Reja nuk është më trajneri i Shqipërisë

2 muaj më parë
Shakohoxha thotë se Reja nuk është më trajneri i Shqipërisë

Ka ardhur momenti që në krye të kombëtares shqiptare të vendoset një trajner shqiptar dhe jo të udhëhiqet nga një italian anonim. Kështu shprehet gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për Report Tv, teksa thekson se vetëm një trajner shqiptar do i sillte lavdinë e munguar.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shakohoxha tha se Armando Duka ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit dhe po i menaxhojnë ato në mënyrë katastrofike.

“Fitorja e parë e Shqipërisë në udhën për tu kualifikuar në Europian është se nuk do të ketë më trajner Reyan, pavarësisht se FSHF nuk e bën publike. Reya nuk është më trajneri i kombëtares. Ëshët duke kërkuar trajner, shpresoj shumë të jetë shqiptare. (…)

Besoj që Ilir Daja mund ti japë shumë më tepër ekipit përfaqësues. Trajnerin e zgjedhin ata që e udhëheqin FSHF, që ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit për vetë. Kohët e fundit duke marrë dy Rejan që s’ka asnjë kontakt as me ambientin, Shqipërinë.

Skuadra është më larg tifozëve dhe popullit që s’ka qenë ndonjëherë në historinë e vet, pavarësisht se ndoshta është ne grupin e lojtarëve më të talentuar që kanë qenë vitet e fundit Ajo që dua të them është që është një gabim fatal i të njëjtëve njerëz që drejtojnë futbollin dhe s’janë të aftë ta bëjnë këtë punë, por e keqja më e madhe është se janë të bindur që dinë ta bëjnë këtë punë.

E bëjë se e kanë marrë drejtimin në mënyrë të padrejtë dhe po bëjnë menaxhimin në mënyrë katastrofike të të gjithë burimeve të futbollit shqiptar. (…)Vetëm një trajner shqiptar duke nisur nga Ilir Daja, çdo një nga trajnerët shqiptar, mendoj se mund të ishte trajneri më i mirë se një italian anonim, që karrierën e tij si futbollist mund ta ketë shumë mirë, por si trajner nuk vlen fare”, tha Shakohoxha në Report Tv.