Shérr milionerësh/ Ish-partnerja e Elon Musk shpërthén ndaj Mark Zuckemberg: I paaftë për të drejtuar ‘Metaverse’

1 muaj më parë
Shérr milionerësh/ Ish-partnerja e Elon Musk shpërthén ndaj Mark Zuckemberg: I paaftë për të drejtuar ‘Metaverse’

Mark Zuckermberg është një ndër prsonat më të pasur të botls, i cili me shumë zotësi ka arritur të ketë nën zotërim një gjigand si Facebook e Metaverse. Shumë e konsiderojnë si një person mjaft të sukseshëm, por me sa duket këngëtarja Grimes nuk ka të njëjtin mendim.

Së fundmi ajo ka postuar një status në Twitter ku shprehet se ‘Ai është i papërshtatshëm për të drejtuar Metaverse’.

Këngëtarja 34-vjeçare dhe ish-partnerja e Elon Musk shprehu publikisht përbuzjen e saj për avatarin e ri të Metaverse në Facebook që Zuckerberg postoi.

“Nëse Zack po ‘mbikëqyr Metaverse’, atëherë ai ka vd*kur dhe njerëzit që kujdesen për artin dhe kulturën, le të ndërtojnë diçka tjetër. Gjithashtu, ky është art i keq”, ka shkruar këngëtarja në Twitter, nën avatarin e saj.

“Cilësia e këtij imazhi flet vetë se sa e pamjaftueshme është të krijosh një realitet alternativ. Fjalë për fjalë edhe lojërat indie duken më mirë”, shtoi ajo.

Kujtojmë se pak ditl më parë Mark Zuckemberg postoi në faqen e tij të Instagramit një model të një avatari. Ai nuk mori mbrapsht ‘feedbackun’ që priste, ndaj e fshiu dhe ndërtoi një të ri që e postoi pak ditë më vonë.

“E di që fotografia që postova në fillim të kësaj jave ishte mjaft mesatare. Është marrë shumë shpejt. Grafikat në Horizon janë të afta për shumë më tepër dhe po përmirësohen kaq shpejt”, shkroi ai në Instagram.