Sheva kthehet në Milano: projekti i tij po mer hov por nuk e harron klubin kuqezi. I thur edhe elozhe Piolit

2 muaj më parë
Sheva kthehet në Milano: projekti i tij po mer hov por nuk e harron klubin kuqezi. I thur edhe elozhe Piolit

Andriy Shevchenko, legjenda e kuqezinjve, u intervistua nga MilanTV gjatë vizitës së tij në selinë si pjesë e projektit ‘AC Milan for Peace’: “Falënderoj Fondazione Milan për mbështetjen që ka dhënë në këtë kohë lufte për Ukrainën dhe gjithë tifozët e Milanit që morën pjesë në mbledhjen e fondeve; ne kemi krijuar një projekt të bukur me Bashkinë e Milanos për të ndihmuar refugjatët ukrainas dhe po shkon mirë.

Gjithçka falë Fondacionit të Milanit dhe tifozëve të AC Milan që morën pjesë. E gjithë bota e sportit u përgjigj mirë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra” Çfarë do të bëhet me fondet e mbledhura?

“Para disa javësh isha në Irpin të Ukrainës, ku u shkatërrua 80% e popullsisë. Stadiumi ku luaja si fëmijë, është shkatërruar plotësisht: tribuna, dhomat e zhveshjes dhe sintetika që është plot me vrimat e bom*bave.

E pyeta kryetarin se cfare mund te behej per qytetin dhe me tha: stadiumi! E pyeta pse, pasi nuk ka shkolla dhe spitale dhe ai u pergjigj: se njerëzit po punojnë shumë dhe ne duhet t’u japim fëmijëve mundësinë të luajnë dhe të praktikojnë sporte. Ajo që po bëjmë me Fondacionin Milan është një projekt, që të kujton finalen e Mançesterit, një moment i veçantë për mua – ndër më të bukurit e karrierës sime. – dhe për tifozët e Milanit. Dua të falënderoj të gjithë ata që blenë këtë fanellë.”

Si e shihni futbollin italian? “Futbolli italian po rritet: ka më shumë konkurrencë të brendshme, niveli i atletizmit dhe intensiteti është rritur shumë dhe ka shumë ndeshje të mira. Ka shumë skuadra per Scudetto.”

Çfarë mendoni për Piolin? “Pioli bëri një punë të shkëlqyer; kam shumë respekt dhe admirim për të: ai arriti ta transformojë ekipin në një ekip fitues”.  Titulli i Milnit sezonin e shkuar? “Ishte e mrekullueshme të shihje Milanin duke ngritur Scudetton pas kaq shumë vitesh. Ishte një emocion të shihje kaq shumë tifozë të Milanit të gëzoheshin.”