Shkëlqeu në La Liga edhe me Shqipërinë, 3 klube të njohura në garë për Ivan Balliun

8 muaj më parë
Shkëlqeu në La Liga edhe me Shqipërinë, 3 klube të njohura në garë për Ivan Balliun

Flitet shumë për Brojën, Asllanin apo Nedim Bajramin, por një nga legjionarët me rendimentin më të mirë në dy sfidat e fundit, kundër Islandës dhe Izraelit ka qenë pa diskutim Ivan Balliu, një bekim për Edy Reja-n.

Anësori kuqezi po kalon një formë fantastike, një titullar fiks tashmë te Shqipëria, për fat të keq shumë vonë, pasi te Rayo Vallecano e ka fituar prej kohësh këtë vend.

Futbollisti shqiptar mbylli një vit fantastik në aspektin personal, 39 ndeshje në La Liga, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Spanjë.

Sipas mediave iberike, tashmë për Balliun interesohen klube si Betis, Espanyol dhe Villareal. Balliu ka një kontratë të vlefshme me Rayo Vallecano deri në vitin 2023.

Kujtojme se tek Espanyol, Balliu do te gjente nje tjeter shok te Kombetares si Kedi Bare, te Betis do kishte mundesine te luante ne Europa League sezonin e ri.

Po ashtu te Villareal, gjysmefinalistet e ketij sezoni ne Champions League, do kishte mundesine te luante ne Europe serish sezonin e ri, ne Conference League.