Shkencëtarët gjermanë zbulojnë numrin e saktë të milingonave në tokë

2 muaj më parë
Shkencëtarët gjermanë zbulojnë numrin e saktë të milingonave në tokë

Duket e pabesueshme por shkencëtarët gjermanë pretendojnë se kanë gjetur se sa miliongona ka në Tokë, numrin e tyre të saktë.

Shkencëtarët nga Universiteti Julius Maximilians thonë se filluan studimin sepse nuk kishte një vlerësim të besueshëm të numrit total të milingonave, ose sa të zakonshme ishin ato në habitate të ndryshme.

Kështu që ekipi mori përsipër detyrën e rëndësishme për të gjetur numrin e tyre. Ata shqyrtuan 489 studime që kishin të bënin me këtë çështje.

Duke mbuluar të gjitha kontinentet dhe habitatet, dhe nga ato të dhëna ata llogaritën atë që ata thonë se është një vlerësim empirik konservator.

Sipas ekipit, ka pothuajse 20 kuadrilion milingona në Tokë tani. Thënë kështu – ka 2000 herë më shumë milingona në Tokë sesa ka yje në galaktikën tonë.

Ekipi shkoi një hap më tej dhe vlerësoi se sa do të peshonin të gjitha këto milingona së bashku – rreth 12 milionë tonë.