Shkëndija e Tetovës vijon me përforcimet në merkato, teksa ditën e sotme është zyrtarizuar sulmuesi Vllatko Stojanovski, që ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
25-vjeçari u afruar nga kampionati kroat nga ekipi i Goricës, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Nimes të Francës dhe Split të Kroacisë,
Stojanovski është një emër i njohur në futbollin maqedonas, ku ka veshur fanellën e Renovës në vitin 2019-të duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë.
Pikërisht nga Renova verën e vitit 2019-të, Stojanovski bëri transferimin më të madh në karrierën e tij, duke kaluar në rradhët e skuadrës franceze të Nimes.
Futbollisti me këtë skuadër luajti në 17 ndeshje, 6 prej të cilëve në Ligue 1, ndërsa 11 ndeshje të tjera zhvilloi në Ligue 2, me fanellën e skuadrës së FC Chambly, te e cila luajti në formë huazimi për 6 muaj.
Pasi nuk gjeti sërish hapësira te skuadra e Nimes, Stojanovski gushtin e vitit 2021 u transferua te kroatët e HNK Gorica, për të cilën skuadër në gjithsej 24 ndeshje, realizoi 3 gola.
25-vjeçari pas 3 viteve të plota rikthehet sërish në kampionatin maqedonas. Si pjesë e përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Stojanovski luajti edhe në europianin “Euro2020”.