Shkëndija bën surprizën e madhe, rikthen ‘mjeshtrin’ si trajner

8 muaj më parë
Shkëndija bën surprizën e madhe, rikthen ‘mjeshtrin’ si trajner

Qatip Osmani rikthehet te Shkëndija. Është ky një super lajm për gjithë tifozët “kuqezi”, të cilët e kërkonin një rikthim të legjendës së tyre, me të cilin Shkëndija ka fituar 3 tituj kampion.

Burime të besueshme të “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Osmani së shpejti do të promovohet nga drejtuesit e klubit dhe se kanë mbetur edhe disa detaje për tu precizuar, që 52-vjeçari sërish të ulet ë bankinën e skuadrës së zemrës.

Ai aktualisht është pjesë e Renovës, mirëpo pas ndodhive të fundit te kjo skuadër, drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti i ka dhënë duar të lira për të vijuar karrierën e tij aty ku të dëshirojë, siç kanë bërë edhe me shumicën e futbollistëve, që tashmë janë larguar nga kjo skuadër.

Do të jetë kjo hera e katërt që Qatip Osmani do të rikthehet për të udhëhequr klubin e Shkëndijës, pasi i njëjti deri më tani kishte udhëhequr këtë skuadër në tre periudha të ndryshme.

Fillimisht nga korriku i vitit 2010, deri fundin e shtatorit të vitit 2011, pastaj nga marsi deri në fundin e korrikut të vitit 2012, si dhe nga qershori i vitit 2017, deri shtatorin e vitit 2019-të.

Ishte kjo periudha më e suksesshme e “Qatos”, i cili Shkëndijën gjatë karrierës së tij si trajner e ka udhëhequr në 119 ndeshje, ku ka regjistruar 80 fitore, 19 barazime dhe 30 disfata. Burimi: infOSport.mk