Shkëndija bën detyrën, duke fituar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League, ku do të përballet me suedezët e AIK-ut.
Kuqezinjtë vinin pas fitores 1-2 në transfertë, megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me administrimin, pasi morën një tjetër sukses ndaj Valmierës, duke treguar se janë dukshëm më superiorë se kundërshtari.
Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Europë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.
11′ – Goooool. Bejtullai zhbllokon sfidën, pas një asisti të kapitenit Ferhan Hasani. Kuqezinjtë në avantazh. SHIKO GOLIN
35’ – Goooool. Shkëndija sërish në avantazh. Pas një goditjeje nga këndi të miqve, kuqezinjtë rikuperojnë topin dhe Doriev niset nga gjysmëfusha e tetovarëve, për të kaluar kundërshtarët dhe i vetëm me portierin dërgon topin në rrjetë, Gol spektakolar i sulmuesit maqedonas.SHIKO GOLIN
85’ – Gooool. Ramadani shënon edhe golin e tretë për Shkëndijën, duke mbyllur llogaritë dhe dërguar kuqezinjtë në turin e tretë eliminator. shiko golin