Shkodra bëhet si Venecia, pedonalja kalohet vetëm me barka / Pritet kapja e krapit

3 muaj më parë
Shkodra bëhet si Venecia, pedonalja kalohet vetëm me barka / Pritet kapja e krapit

Stuhia e shiut gjatë natës në fshatin Bleran të Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës ka dëmtuar banesat në këtë zonë. Në zonën e Bleran-Bardhaj gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke dëmtuar edhe infrastrukturën.

Reshjet e shiut kanë qenë të dendura. Deri tani mësohet se rreth 30 banesa kanë prezencë uji që ka rrezikuar jo pak jetën e qytetarëve. Ata kanë kërkuar ndihmë dhe ndihen të rrezikuar nga kjo situatë.

Banorët shprehen se mospastrimi i kanaleve ndër vite ka sjellë këtë situatë. “Ka ardhur stuhia nga ora 02:30. Shihni vetë. 1 metër e gjysmë ujë. Çfarë kam pasur brenda në shtëpi më ka bërë dëm. I ka shembur uji të tëra, avllinë.

“Ka 30 vjet që shteti nuk pastron kanale. Kam marrë në telefon policinë në 03;00 të natës; hajdeni mo se u mbytën të tan mrena. Uji ka qenë 1 metër e gjysmë. Ka thënë policia nuk mundemi të vijmë se është përmbytur e gjithë Shkodra.

Apeli im është që të pastrojnë kanalet”, thotë një banor i pyetur nga televizioni ABC News. Në krahun tjetër duket se dhe pedonalja ka pasur probleme të mëdha nga reshjet e shumta të shiut.

Duket se qytetarët shkodranë do të dalin të kapin krap në rrugët e qytetit. Ata janë shumë të shqetësuar për situatën dhe besojnë se gjithçka do të rregullohet6 sa më shpejt, mos harroni luan dhe Vllaznina, pa për peshkim nuk ka problem. Pamjet