Shkruhet historia! Për herë të parë një futbollist i komunitetit goran do jetë pjesë e Kosovës

8 muaj më parë
Shkruhet historia! Për herë të parë një futbollist i komunitetit goran do jetë pjesë e Kosovës

Një futbollist i cili vjen nga komuniteti Goran në Kosovë, ka vendosur ta vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës, raporton Indeksonline.

Bëhët fjalë për 16 vjeçarin Elvaris Shulpja, i cili është lindur në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit. Shulpja ka pranuar ftesën e kombëtarës së Kosovës dhe do të luaj si qendërsulmues për grupmoshat U-17.

Ai është futbollisti i parë në histori nga komuniteti goran i cili do ta vesh fanellën e Kosovës. Elvaris Shuplja aktualisht luan tek skuadra italiane, Sasuolo.

Ai do të jetë pjesë e kombëtarës së Kosovës U-17, në dy ndeshjet miqësore me kombëtaren e Shqipërisë, të cilat do të luhen me 21 dhe 23 qershor në ora 17:30, në stadiumin Kukës Arena në Shqipëri.

Nderkohe sulmuesi dardan Mirlind Daku, edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra sllovene Mura. Zyrtarizimin për rikthimin e tij e ka bërë klubi slloven përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Daku ka qënë pjesë e ekipit të Mura gjatë sezonit pranveror si i huazuar nga klubi i Osjekut. Dikur ka qenë edhe pjesë e Kukësit në Superligën shqiptare.