Për situatën ekonomike në vend, analisti Shpëtim Nazarko deklarom se çdo gjë i referohet qeverisë së Edi Ramës. Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai ngriti një pyetje me trishtim, se pse elita nuk ndërhyn.
“Dakord Rama bën këtë, që qeveria e tij është turmë grash pa asnjë vlerë dhe send. Rama dhe Berisha në këto 30 vjet nuk kanë shkruar një artikull të vetëm ku do e çojnë këtë vend, shoh me hidhërim se në shoqëri dhe në shtyp mungon ajo që quhet elitë kombëtare.
Kush na ndalon ti themi me të urtë dhe të butë, pse si bën fotovoltaikët, pse nuk e bën hekurudhën Tiranë-Prishtinë, për të sjellë minerale.
Hekurudha që po bën tani, është e gabuar. Porti i Vlorës me thellësi 54 metra, është nga më të mëdhenjtë e Mesdheut, prej saj mund të lëvizësh mallrat prej asaj që e kam quajtur korridori tretë.
Me linjën hekurudhore mund të merrnim jo vetëm plazhistët, por edhe minerale, si qymyri. Kush e pengon elitën kombëtare që me të urtë dhe të butë ti thotë Ramës që këto fotovoltaikët që na thua t’i vendosim në tarraca, pse nuk ke bërë ndonjë politikë, po na thua tani.
Kush i pengon ekspertët e bujqësisë që ti thonë që me këtë copëzim tokash, jo që nuk eksporton 1 miliardë, po do i helmosh me produkte nga jashtë”, tha Nazarko.