Shpëtoi motër e vëlla teksa mbyteshin në det, shokon i riu: Mund të kisha vdèkur, nuk më thanë as faleminderit…

5 muaj më parë
Shpëtoi motër e vëlla teksa mbyteshin në det, shokon i riu: Mund të kisha vdèkur, nuk më thanë as faleminderit…

Vrojtuesi Robert Ndrecaj padzshim mund të kosiderohet si heroi i ditës. Ky djalë i ri ka shpëtuar sot në plazhin e Shëngjinit 2 persona të cilët po mbzteshin në det.

Pas gjestit të tij heroik, jeta e tij ishte në rrezik, por pasi shpëtoi ai ka rrëfzer tmerrin që ka përjetuar.

Ndrecaj ishte në det të hapur dhe sakrificat për të shpëtuar jetën e dy personave rrezikuan të tijën. Neçaj tregon se kishte marrë disa goditje nga adoleshentët nga Kosova teksa tentonte t’i nxirrte lart e për pasojë ishte zhytur në ujë disa herë.

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie. Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë. Ishte goditje e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. Më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”,-ka deklaruar i riu për gazetaren Ortensa Budlla.

Shpëtoi motër e vëlla teksa mbyteshin në det, shokon i riu: Mund të kisha vdèkur, nuk më thanë as faleminderit…

Pasi kishte dalë në breg askush nuk i ishte afruar për ta ndihmuar.
“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bien në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguan të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën. Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijëve s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, shtoi ai.

Gjithashtu ai tregon se pasi u shpëtoi jetën dz adoleshentëve ai nuk u kontaktua nga orindërit e dz të rinjve, e së paku nuk mori asnjë falenderim. Gjithsesi Ndrecaj thotë se ështl shumë i lumtur që i shpëtoi jetën dy njerëzve.

Shpëtoi motër e vëlla teksa mbyteshin në det, shokon i riu: Mund të kisha vdèkur, nuk më thanë as faleminderit…