“Shqipëria është me fat që i ka këta dy lojtarë”, Rudi Vata ngre në qiell këta dy kuqezinj

1 javë më parë
“Shqipëria është me fat që i ka këta dy lojtarë”, Rudi Vata ngre në qiell këta dy kuqezinj

Rudi Vata ka dhënë një intervistë për “TribalFootball” ku ka folur për dy elemente shumë të rëndësishëm të Shqipërisë, Strakoshën dhe Brojën.

Këta lojtarë janë pjesë e Premier League, përkatësisht me Brentfordin dhe Chelsea. Vata shprehet se është fat i madh për Shqipërinë që të ketë në gjirin e tyre këta elementë që janë pjesë e kampionatit më të fortë të botës së futbollit.

“Lojtarët si Broja dhe Strakosha, tani po luajnë në Angli, ku Premier League është kampionati më i mirë në botë, është gjë e mirë për Shqipërinë.

Loja atje ka shumë intensitet, agresivitet, shpejtësi, fuqi dhe teknikë dhe sigurisht që kërkesat dhe standardet janë kaq të larta.

Jemi shumë me fat që i kemi, por ndërkohë ata duhet të performojnë dhe të punojnë shumë për të mbajtur një vend në ekip dhe kjo nuk është e lehtë.

Por ata janë aty dhe punojnë shumë dhe jam i sigurt se mund të kenë një rol të rëndësishëm dhe bëhen anëtarë të rëndësishëm të ekipit të tyre. Unë me të vërtetë i uroj atyre shumë fat”, tha Vata.