Shqipëria humbet mesfushorin më në formë, Reja fton për herë të parë sulmuesin e njohur

6 muaj më parë
Shqipëria humbet mesfushorin më në formë, Reja fton për herë të parë sulmuesin e njohur

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në lidhje me dy ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës.

Kuqezinjtë e Edi Rejës duhet t’i fitojnë të dy takimet për ta mbyllur në vend të parë në grupin 2 të Ligës B, ku bën pjesë edhe Rusia e përjashtuar.

Gazetari i SuperSport, Jurgen Zela zbuloi edhe “afrimin” e fundit te kombëtarja. Eljon Toçi, qendërsulmuesi i Shqipërisë U21, i cili është pjesë e klubit të Fiorentinës, është bashkuar me ekipin e parë.

Reja ka vendosur të marrë te kombëtarja e madhe 19-vjeçarin dibran, i cili do të jetë një armë plus për duelet ndaj Izraelit (24 shtator) dhe Islandës (27 shtator). Ndërkohë, Endri Çekiçi ka humbur këto dy sfida për shkak të dëmtimit të pësuar në fundjavë.

Mesfushori nga Pogradeci ndodhej në formë fantastike, ai realizoi një eurogol dhe goditi traversën në humbjen 2-1 të Konyasporit ndaj Galatasarayt.

25-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha në minutën e 30’, duke mos qenë i gatshëm për dy sfidat e kuqezinjve në Nations League.