Shqiptarët të fiksuar keq, tani do të kemi dy “Big Brother Vip”

8 muaj më parë
Shqiptarët të fiksuar keq, tani do të kemi dy “Big Brother Vip”

Tani do të kemi jo 1, por 2 “Big Brother” me VIP-a. Prive ka njoftuar sot se së shpejti do të transmetohet “Big Brother VIP Kosova” për herë të parë në territorin e Republikës të Kosovës, pas marrëveshjes me Banijay Rights.

Formati do të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv në Klan Kosova teksa puna ka nisur në aspektin teknik dhe në përmbajtje. Premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Kujtojmë që “Big Brother VIP Albania” do të nisë në dhjetor. Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.

Big Brother Vip në Kosovë do nisë në vjeshtë, me të mbaruar ai, kthehemi dhe shikojmë Big Brother Vip në Shqipëri që do nisë në fund të dhjetorit ose fillim janarit.