Shqiptari i merr jetën gruas në shtëpi, arsyeja: “Donte të më jepte supë me zor”

2 muaj më parë
Shqiptari i merr jetën gruas në shtëpi, arsyeja: “Donte të më jepte supë me zor”

Në nëntor të vitit të kaluar, një shtetas i Kosovës kishte gjujt 16 herë bashkëshorten e tij në Innsbruck të Austrisë. Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari doli para trupit gjykues pas një debati që kishte me gruan e tij 50 vjeçare nga Shqipëria në banesën e tyre, i ka marrë jetën.

Ai e ka pranuar veprën dhe ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar prej një situate banale. Gjithcka filloi kur gruaja e tij u përpoq ta bënte të hante supë në mëngjes me zor.

Përveç kësaj, gruaja e tij kishte folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme. Kjo e kishte shtyrë shtetasin nga Kosova të humbte nervat dhe më pas… kuptohet se situata ka shkuar shumë për keq.

Mjeku ligjor, Walter Rabl, thotë se burri kishte dalë duke u shëtitur në qytetin e vjetër të Innsbruck-ut, ndërkohë e kishte lënë bashkëshorten në banesë. Për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

Pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet tek ndërtesa e banimit dhe i bie ziles së fqiut. Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste ekspertët, raportojnë mediat austriake.

Gjyqtarja Helga Moser ka shpjeguar në vendimin e saj se shtetasi nga Kosova meriton të futet në qeli përjetësisht, duke analizuar se si ka ndodhur ngjarja. Gjithsesi, procesi nuk është përfundimtar momentalisht.