Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës. Që nga dita e djeshme por edhe sot tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë ndezur atmosferën në Tiranë.
Tifozët pushtuan çdo cep të Tiranës, ndërsa nuk lanë pa shënuar edhe sherr mes njëri-tjetrit. Por jo vetëm tifozët e Italisë dhe Holandës, por edhe shqiptarët janë të entuziazmuar nga kjo ndeshje historike.
Një tifoz shqiptar i cili ka konsumuar shumë birra me holandezët, nuk është ndjerë mirë për shkak të konsumit të tepërt të pijeve alkoolike dhe ka përfunduar me ambulancë drejt QSUT-së, për të marrë ndihmë mjekësore.
Na ndajnë pak orë nga finalja e madhe e Ligës së Konferencës, ku për herë të parë ky kompeticion zhvillon një finale në Tiranë.
Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania”, Roma dhe Fejnord do të luftojnë për të marrë në shtëpi trofeun e parë të këtij kompeticioni të UEFA-s.
Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon një finale të një eventi të tillë, që në fakt ëshë finalja e parë në histori e këtij kompeticioni të ri.