“Shqiptari vlen më pak se një dele! Një votë kushton 20 euro, një dele 200 euro”

8 muaj më parë
“Shqiptari vlen më pak se një dele! Një votë kushton 20 euro, një dele 200 euro”

Shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti, ishte këtë të mërkurë në qendër të emisionit “Refleksione” në Abc me autor Agim Baçin.

Sa i përket situatës aktuale ku jetojnë shqiptarët dhe politika, Mehmeti tha se aktualisht burrështetasit po shfrytëzojnë varfërinë e qytetarëve. Sot sipas Mehmetit vota e një shqiptari në Shqipëri kushton më pak se një dele.

“Gjatë kohës së socializmit për ne shqiptarët përtej kufirit ishte e padukshme dhe e paprekshme,. Tani u bë e dukshme por sërish e paprekshme, sepse Shqipëria nuk ia doli të jetë mëmëdheu i shqiptarëve, në kuptimin e asaj që të jetë një çadër të mbulojë interesin mbarë shqiptar.

Sot unë mendoj se dhe atë pak shtet që patëm në Shqipëri e rrënuan këta të rilindjes me në krye me piktorin. Ne menduam që Shqipëria do të jetë e mirë për shqiptarët, jo vetëm për burrështetasit e saj. Në Shqipëri nëna e lind fëmijën dhe i vë një emër që mos e identifikojnë që është shqiptar, e përgatisin që në lindje. Më habit ajo se si kryeministri juaj flet për suksese, se si Shqipëria do të bëhet si Dubai, po mund të bëhet.

Ka sheikë në botën Arabe që mund ta blejnë të gjithë Shqipërinë, por a do e shisnit ju? Këta burrështetas duan edhe popuj më të varfër se ne. Këta keqpërdorin varfërinë tonë,. Një votë kushton 20 euro, një dele 200 euro, pra ne vlejmë më pak se një dele.

Prandaj piktori nuk ka frikë nga vota, ai ka para sa të blejë të gjithë votat”, ky ishte dhe mesazhi i fundit i Kim Mehmetit në “Refleksione”.