“Si Leao dhe Neymar” Ende 17 vjeç, talenti bie në sytë e Maldinit! Mund të duhen 10 mln euro…

1 javë më parë
“Si Leao dhe Neymar” Ende 17 vjeç, talenti bie në sytë e Maldinit! Mund të duhen 10 mln euro…

Dritarja verore e merkatos tashmë është kaluar dhe harruar, por skautët e skuadrave janë aktivë për të kërkuar përforcime të reja potenciale për të ardhmen. Te Milani janë Geoffrey Moncada dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët janë shumë të përkushtuar në këtë front.

Kuqezinjtë janë të kënaqur me organiken në dispozicion, por ata po punojnë gjithashtu për elementet ne perspektivë. Blerjet që mbërritën në Milanello janë rezultat i një pune skautizmi që ka nisur më parë dhe ne vazhdojë. Paolo Maldini dhe Frederic Massara shpesh marrin raporte për lojtarët që mund të jenë të dobishëm.

Edhe pse eksperienca është një faktor i rëndësishëm, projekti është gjithmonë të fokusohet mbi të gjitha te të rinjtë e talentuar që të rriten dhe të shndërrohen në lojtarë të mirë. Menaxhmenti në vitet e fundit ka marrë disa profile që janë dëshmuar si të shkëlqyera dhe që janë të destinuara të bëjnë gjëra edhe më të mëdha se ato që janë parë deri tani.

Në merkaton e kaluar të verës, Milan pati një negociatë të gjatë me Club Brugge për Charles De Ketelaere dhe mund të kete bisedime të tjera me të njëjtin klub në të ardhmen. Në fakt, në ekipin belg ka disa lojtarë që i pëlqejnë shumë kuqezinjve.

Shpesh janë përmendur emrat e Noa Lang dhe Noha Mbamba, por ka edhe një tjetër që na intereson: Antonio Eromonsele Nordby Nusa. Norvegjezi 17-vjeçar shënoi në debutimin e tij në Champions League kundër Portos dhe u bë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e kompeticionit.

Te CalcioMercato.it shpjegojnë se Milani është gjithashtu një nga klubet që po monitorojnë këtë anësor të majtë shumë premtues (ai ka luajtur edhe në të djathtë). Edhe Barcelona është në gjurme e tij.

I talentuar teknikisht, i shpejtë dhe i aftë në driblime, Nusa duket se do të bëhet një nga xhevahiret e Club Brugge. Ka nga ata që e krahasojnë me Neymar dhe ata me Rafael Leao për karakteristika. Krahasimet kanë pak rëndësi, por ky talent ka potencialin të vendoset në nivele të shkëlqyera.

Do të shohim nëse Milani do të përpiqet të bëjë një investim në vitin 2023, duke parashikuar konkurrencën dhe duke marrë disa rreziqe duke pasur parasysh moshën shumë të re të anësorit norvegjez. Në fund të sezonit, pak më shumë se 10 milionë mund të mjaftojnë.