Skënderbeu e ka seriozisht, gjen sulmuesin ideal / Do bëjë namin me gola

8 muaj më parë
Skënderbeu e ka seriozisht, gjen sulmuesin ideal / Do bëjë namin me gola

Skënderbeu gjen një “xhol” në Afrikë. Klubi ka bërë goditjen e radhës në merkato. Korçarët nuk po humbasin kohë për të ndërtuar ekipin e Kategorisë së Parë, ku mision i padiskutueshëm do të jetë ngjitja.

Pasi “blinduan” Shkëlzen Ruçin për portën dhe morën Oltion Rapën për prapavijën, kanë arritur akordin edhe me një tjetër futbollist. Këtë herë kanë kaluar kufijtë dhe bëhet fjalë për një të huaj, konkretisht Gutrand Ngunimba Meil. Lojtari në fjalë është polivalent dhe pritet t’u bëjë shumë punë bardhekuqve.

Sezonin e fundit ai e ka mbyllur te Diabes Noire (në vendin e tij), por në të njëjtën kohë është kontingjent i kombëtares së Kongos. Burime të sigurta konfirmuan zyrtarisht për “Panorama Sport” se gjithçka është mbyllur me të. Mesfushori ka firmosur tashmë një kontratë për tri vite për Skënderbeun, por me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër.

CILËSITË – Është 25 vjeç dhe luan në disa pozicione në fushë. E veçanta e lojtarit është që mund të përshtatet kudo. Me klubin e tij aktivizohet si një mesfushor i qendrës, ndërsa me përfaqësuesen kongoleze si një sulmues krahu.

Kjo është ajo që ka bindur korçarët që ta marrin edhe pa u menduar gjatë, pasi e shohin si një futbollist që do t’u zgjidhë shumë punë në të ardhmen.

Skënderbeu e ka seriozisht, gjen sulmuesin ideal / Do bëjë namin me gola

Të dhënat e tij janë të jashtëzakonshme dhe cilësitë po ashtu. Ngunimba ka luajtur së fundi edhe me kombëtaren e shtetit të tij, në eliminatoret e Kupës së Afrikës.

Është aktivizuar në tri takime, duke marrë në total 150 minuta. Në sezonin që sapo u mbyll me ekipin e tij, Diables Noire, është renditur i dyti në kampionatin kongolez. Në Korçë drejtuesit e shohin si një lojtar që mund të bëjë diferencën jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në elitë.

Gutrand Ngunimba bëhet afrimi i dytë në këtë merkato vere, duke plotësuar kështu disa gropa të krijuara nga largimet që ekipi pati gjatë këtyre javëve. Nuk do të jetë përforcimi i fundit ama, pasi në klub kanë menduar për të tjera.