Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka pranuar se Milan e meritonte të fitonte Scudetton sezonin e kaluar për shkak të mënyrës se si e përfundoi sezonin. Është folur shumë rreth asaj se si fitorja 2-1 e Milanit ndaj Interit në derbin në shkurt ishte një pjesë e madhe e arsyes pse ata vazhduan dhe fituan titullin e ligës, pasi dygoleshi i Olivier Giroud i dha një fitore me permbysje.
Kjo fitore rihapi betejën për t’u bërë kampion, duke e ndezur Milanin në një ecuri të pamëshirshme që përfundimisht i pa ata të përfundonin në krye të kampionatit pasi fituan gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit, me nëntë here porten e paprekur në 11 ndeshjet e tyre të fundit.
Është folur shumë rreth të ardhmes së Skriniar që mund të jetë larg Interit, pasi kontrata e tij aktuale me zikalteirt do të skadojë në fund të këtij sezoni, por ai dha një intervistë për DAZN gjatë së cilës ai foli për hidherimin e sezonit të kaluar pasi Interi nuk e mbrojti dot titullin.
“Kishte shumë zhgënjim, e vertete! Por ne i thamë vetes se kemi fituar dy trofe (Kupa dhe Superkupa) dhe se mos fitimi i Scudetto-s duhet të jetë motivim për të filluar përgatitjen dhe për të provuar të fitojmë këtë vit,” tha ai.
“Ne nuk duam të dëgjojmë zërat, ata thjesht na bëjnë të humbasim energjinë. Humbëm derbin pasi e dominuam për 70 minuta, na fundosi ndeshja ndaj Sassuolo që mund të ishte vendimtare. Milani ishte shumë i zoti, ata patën ndeshje shumë të vështira në fund te kalendarit dhe i fituan te gjitha.
Ndonjehere ne futboll duhet t’i japesh meritat te tjereve dhe jo vetem te shohesh te metat, keshtu qe nuk kemi se cfare te themi me shume. U perpoqem dhe ne si ata por ata ishin me te zote”.