Sky konfirmon: ai zë vendin e Bakayoko! Klauzola dhe kursimi te rroga që peshonte

8 muaj më parë
Sky konfirmon: ai zë vendin e Bakayoko! Klauzola dhe kursimi te rroga që peshonte

Midis shumë të panjohurave të këtij merkato, megjithatë, më në fund duket se ka njëfarë sigurie. Siç u raportua nga Manuele Baiocchini i Sky Sport, Milani do të mendonte të mbante në sezonin e ardhshëm Tommaso Pobega, mesfushorin në pronësi të kuqezinjve.

Në sezonet e fundit Tommy ka shkuar të luajë si huazim, fillimisht te Spezia dhe më pas në Torino, duke treguar gjithmonë gjëra të shkëlqyera. Me shumë mundësi do të zërë vendin e Bakayokos në hierarkinë e Piolit.

Francezi nuk kishte bindur dhe Milani dëshiron të ndërpresë huazimin për ta kthyer te Chelsea. Brenda kontrates se huazimit te Milani kishte edhe nje klauzole qe blerja behej e detyruar ne rast te nje numri ndeshjesh.

Kjo lidhet me faktin pse Milani e aktivizoi me pikatore dhe kishte bere llogarite, pasi rroga e tij prej 3.5 mln eurosh eshte e madhe dhe me ate mund te paguhet Pobega dhe Kalulu me rinovimin e ri.

Do të ishte me të vërtetë një gjë e mrekullueshme, si për Pobega ashtu edhe për Milanin, të cilët do të shihnin një lojtar që ka bërë të gjithë procesin e sektorit të të rinjve me Djallin në mënyrë të përhershme në ekipin e parë.

Për mesfushorin e lindur ne Trieste, fakti qe ka luajtur ne disa skuadra dhe ka provuar veten mes Serie C, Serie B dhe Serie A do te thote shume dhe eshte nje rrugetim qe ne Casa Milan kane vleresuar.