Solli 45 bagëti pa leje nga Greqia në Shqipëri, e pëson keq korçari! Policia nuk e fal!

2 javë më parë
Solli 45 bagëti pa leje nga Greqia në Shqipëri, e pëson keq korçari! Policia nuk e fal!

Një 45-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin paraprak për shtyp të policisë.

Ndërkohë Policia e Shtetit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka bërë bilancin e javës së kaluar, disa prej tyre janë si më poshtë.

– Angazhim i pandërprerë nga të gjitha strukturat e Policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në të gjitha fushat.

-Viti i ri shkollor angazhon në terren qindra punonjës policie, të cilët do të jenë të planëzuar me shërbim, pranë shkollave, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për nxënësit.

-Strukturat e Policisë, të angazhuara për sigurinë e turistëve dhe për t’iu ardhur në ndihmë atyre, në rast nevoje. Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë në 9 raste, turistëve të ndryshëm…