Sondazhi nga Eurostat nxjerr rininë shqiptare më keq se gjithë Europa

6 muaj më parë
Sondazhi nga Eurostat nxjerr rininë shqiptare më keq se gjithë Europa

Shifrat e fundit nga INSTAT tregojnë se 26% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç, nuk janë as në shkollë e as në formim tjetër profesional dhe 37% nuk janë në punë. Këto kategori cilësohen si të dekuruajuar për të punuar.

Në këtë matje, Shqipëria ka përsëri shifrat më të larta se vendet e BE-së. Sipas të dhënave nga EUROSTAT për të rinjtë e moshës 20-34 vjeç në Bashkimin Europian, shkalla e të dekurajuarëve është 14.3%.

Për personat e moshës 20-34 vjeç, normat më të ulëta në vitin 2021 regjistrohen në Suedi, Hollandë, dhe Islandë, me 6.4%, 6.6% dhe 7.9% respektivisht.

Nga krahu tjetër norma të larta regjistrohen në Itali me 24.4%, Rumani me 21.4% dhe Greqi 20.5% ku 1/4 ose më shumë e të gjithë të rinjve të moshës 20-34 vjeç nuk janë as në marrëdhënie punë, as në arsim ose trajnim profesional.

Më herët nga anketat e Instat, të rinjtë në Shqipëri që ishin të dekurajuar e arsyetonin me mosgjetjen e një hapësire të përshtatshme për ta në tregun e punës.

Me mungesën e dëshirës për të punuar, por edhe me planet për t’u larguar nga Shqipëria, të rinjtë rrinë në vendnumëro dhe nuk marrin vendime. Ky është një problem i madh në shoqërinë shqiptare.