Sonte luhet finalja e madhe, faqet tallen me Lul Bashën si huligan i Fejnordit

1 vit më parë
Sonte luhet finalja e madhe, faqet tallen me Lul Bashën si huligan i Fejnordit

Ndeshja e sotme mes Romës dhe Feyenoord nuk i ka shpëtuar memeve. Në epiqendër janë figura të njohura në vend. Nuk mund të mungonte një nga emrat më të dashur për faqet e memeve.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk shpëtoi nga përfshirja në këto meme, sepse ai gjithmonë ka një karakter mjaft interesant, me të cilin prodhohet humor i paparë.

‘Kur kalon nga qendra dhe përfshihesh gabimisht me turmën, jam shqiptar o bush’, ‘fut në kolaps gjithë vendin për një ndeshje futbolli, qeveria’, ‘i sharë ai që s’ua rrit gramin hollandezëve’- janë disa nga memet.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në Arenën kombëtare në Tiranë. Por për fat të keq në kryeqytet ka pasur trazira.

Sa prej jush do të jenë në shkallët e stadiumit “Air Albania” dhe sa prej jush do e ndjekin ndeshjen në sheshet e qytetit? Jemi kuriozë të dimë sa e duan shqiptarët futbollin.