Këngëtari Elgit Doda njihet për një miqësi shumë të ngushtë me dy vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj. Ata kanë bashkëpunuar bashkë edhe në muzikë, teksa edhe gjatë BBV, Elgiti ka surprizuar Donaldin.
Së fundmi, është zbuluar se këngëtari do të jetë i ftuari i radhës tek emisioni i Romeos dhe Donaldit, “Më lër të flas”, ku duket se kjo do jetë edhe intervista e parë e Elgitit me Klean dhe djalin.
Nga promo dëgjohet teksa ai u thotë Donaldit dhe Romeos: “Kam patur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare”. Edhe pse sot janë miq të ngushtë, më parë duket se Elgiti nuk ka patur të njëjtën ndjesi. Epo gjërat ndryshojnë.
Vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo javen e kaluar ne “Me ler te flas” i bënë një ‘kurth’ mikut të tyre, kantautorit Elgit Doda.
Të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin Agron Llakaj dhe Semi Jaupaj. Me këtë të fundit Donaldi ka realizuar një lojë, e cila komsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri-tjetrit. Në rast mos përgjigjeje duhej të pinin një gotë birrë me eks.
Gjatë lojës ping-pong aktori njëkohësisht edhe moderatori duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgjë. Donaldi shumë sportiv nuk hezitoi ta bënte. Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës. Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.