Prej vitesh Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka një traditë, ku së bashku me grupin e të rinjve bëjnë ture turistike, kryesisht në Jalë.
Edhe këtë vit së bashku me forumin rinor ata kanë realizuar kampingun, në mënyrë që grupi të njihen për njëri-tjetrin. Kësaj feste iu bashkua edhe kryetari i partisë Ilir Meta, ku u shpreh entuziast për energjinë e mirë të kësaj rinie.
Në një video të publikuar, Meta shihet teksa ia ka marrë valles. “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ??”, shkruan Meta.
Kujtojmë se dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për ish-presidentin, pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.
Meta është një ndër politikanët, i cili prej vitesh përflitet lart e poshtë se orët në politikën shqiptare i ka të numëruara, por deri më tani asnjë ‘therrë’ në këmbë.
Çfarë mund të thojë gazetari? Mbase është i pafaj, mbase ka ditur t’i rregullojë mirë punët e veta, por me aq sa ështl zbardhur deri tani mbi këtë figurë politike, ështl vetëm drejtësia ajo që mund të sqarojë gjithçka, për popullin gazetarët dhe këdo tjetër të interesuar.