Spezia nuk e do se është i shtrenjtë, klubi i La Ligës hyn në lojë për Rei Manajn

8 muaj më parë
Spezia nuk e do se është i shtrenjtë, klubi i La Ligës hyn në lojë për Rei Manajn

Rei Manaj ka përfunduar kontratën e tij me Specian dhe do të kthehet në radhët e Barcelonës. Sulmuesi shqiptar spikati në sezonin e fundit me klubin italian dhe dëshira e përbashkët ishte për një zgjatje bashkëpunimit mes palëve.

Por paratë luajnë një rol të madh në këtë mes, teksa paga dhe kartoni i Manajt janë një shifër e lartë për drejtuesit e Specias.

Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit ka hyrë së fundmi edhe Elçe. Mediat spanjolle raportojnë se klubi i La Ligas ka kërkuar informacion mbi Rei Manajn, kartoni i të cilit shkon në vlerën e 2-3 milionë eurove.

Rey Manaj mbylli një sezon pozitiv me Spezia-n, 5 gola të shënuar, asiste dhe shumë personalitet në fushë. Manaj fitoi simpatinë e stafit drejtues, simpatinë e tifozëve, por duket shumë e vështirë që Spezia të përballojë kostot e sulmuesit kuqezi.

Në sezonin e ri, sipas kontratës që ka me Barcelonës, Manaj përfiton 800 mijë euro kesh në muaj, por në Itali, ku përfshihen edhe taksa të ndryshme, Manaj do t’i kushtonte Spezia-s afro 1,5 milionë euro në vit, një shifër e lartë, e pa përballueshme për një klub të vogël.

Për këtë arsye, drejtuesit e Spezia-s janë dorëzuar, kanë hequr dorë nga ideja për të blerë kartonin e Manaj. Sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e Manaj.