SPORTMEDIASET | Gënjeshtra mbi fërkimet te Milani! E vërteta mbi Botman, Sanches, Traore dhe Dybala

9 muaj më parë
SPORTMEDIASET | Gënjeshtra mbi fërkimet te Milani! E vërteta mbi Botman, Sanches, Traore dhe Dybala

Claudio Raimondi nga studiot e Sportmediaset foli për merkaton e Milanit dhe situatat që lidhen me rinovimet e Maldinit dhe Massara, duke thënë: “U fol për disa divergjenca midis pronësisë së re dhe drejtuesve të Milanit për sa i përket merkatos, nuk është e vertete aspak. Dialogu është i rrjedhshëm.

Sigurisht që nuk do të ketë një buxhet të madh, por e sigurta është se Milani nuk do të marrë pjesë në ankande. Milani nuk do të ngrejë ofertën prej 30 milionësh për Botman, pavarësisht se Newcastle ofron 38. Varet nga vullneti i lojtarit dhe Lille nëse do ta pranojnë ofertën e kuqezinjve.

Milani, megjithatë, mund të vendosë të promovojë përfundimisht Kalulu dhe të investojë më shumë në role të tjera. Vullneti i lojtarit mund të mbizotërojë edhe me Renato Sanches. Gracka e PSG-së nuk është larguar, por Milani me siguri nuk mund të përballojë 30 milionë e ofruara nga parisienët.

Klubi ka arritur në 15 plus 3 bonuse dhe aq do te mbetet per nje futbollist qe ne vitin e ardhshem do te transferohej falas kudo pasi i skadon kontrata. Nëse Sanches zbehet, ideja e Traorè e Sassuolo mer hov.

Është e qartë se nuk është i njëjti rol me portugezin pasi ai është mesfushori sulmues, por gjithsesi do të ishte një afrim i rëndësishem duke qenë se ai është një lojtar i ri premtues. Në këtë rast, Milani do ta rikthejë Bennacerin të fiksuar përkrah Tonalit ne mesfushe si titullaret”.

Dybala? Raimondi e mendon keshtu: “Milan nuk është duke synuar Dybala për momentin, por nëse marrëveshja me Interin nuk mbyllet, kuqezinjtë mund ta provojnë. Natyrisht, duke respektuar gjithmonë qëndrueshmërinë dhe kufirin e pagave të vendosura gjithashtu nga Gerry Cardinale.

Milani nuk do të ofrojë 6 milionët që ofron Interi. Prandaj për momentin jo, por edhe Milani është vigjilent sepse Dybala ka qenë i qartë dhe kërkon një klub që mund t’i garantojë Ligën e Kampionëve. Ky është një negocim që nuk do të finalizohet në ditët në vijim. Interi ka avantazhin, por operacioni ende nuk është përcaktuar”.