Sportmediaset – Leeds ofron më shumë se Milani për De Ketelaere: lojtari dëshiron kuqezinjtë. Asensio dhe Dybala largohen

9 muaj më parë
Sportmediaset – Leeds ofron më shumë se Milani për De Ketelaere: lojtari dëshiron kuqezinjtë. Asensio dhe Dybala largohen

Claudio Raimondi, nga studiot e Sportmediaset, raportoi lajmet më të fundit të merkatos se Milanit: “Leeds ofroi 30 milionë plus 5 bonuse për De Ketelaere, duke tejkaluar ofertën e klubit kuqezi, por lojtari i tha jo këtij propozimi.

Ne e dimë që Leeds nuk ka një joshje të madhe, ata shpëtuan sezonin e kaluar nga renia ndërsa Milani fitoi kampionatin. Kështu Bruges pret një rritje oferte nga Milani dhe një kërkesë nga klubi belg për të arritur në 30 milionë euro.

Pastaj është Ziyech që nuk përjashton De Ketelaere. Milani e kërkon marokenin ne formulen e huazimit te rëndë me të drejtën e blerjes me kontribut nga Chelsea në pagesën e rroges. Asensio dhe Dybala largohen pasi mesfushori i Real Madridit kërkon të paktën 6 milionë euro ne sezon dhe mbi të janë Liverpool dhe Arsenal.

Pastaj Ibrahimovic i cili do të nënshkruajë kontratën e re javën e ardhshme. Ibra do të jetë ende pjesë e Milanit pavarësisht se në tetor do të jetë 41 vjeç. Ai deshiron ta mbylle ne fushe si protagonist karrieren”.