Sportmediaset | Pse nuk rinovon Bennacer? Zbulohen dy oferta nga Premier. Çmimi i vendosur nga Milan

8 muaj më parë
Sportmediaset | Pse nuk rinovon Bennacer? Zbulohen dy oferta nga Premier. Çmimi i vendosur nga Milan

Mund të jetë Bennacer i sakrifikuari te Milani për të fituar para dhe për të mbyllur objektivat e merkatos, me De Ketelaere në epërsi. Algjeriani, në fakt, nuk i ka thënë ende po rinovimit të propozuar të kuqezinjve me 3 milionë euro (kontrata skadon në vitin 2024)

Sipas Sportmediaset, fakti qe ai po heziton lidhet me disa oferta nga Premier League, në veçanti nga Manchester United, gati për të kaluar ofertën e Maldinit dhe Massara. Milani do të konsideronte një shitje të mundshme që mund të financonte një pjesë të merkatos.

Por kërkesa është aktualisht 50 milionë euro, një shifër shumë e rëndësishme dhe qe eshte klauzola e vendosur per algjerianin. Më i izoluar se Unitedi është edhe City, i cili po ndjek me kujdes situatën dhe përfundimisht është gati për të hyrë ne gare.

Padyshim që largimi i Bennacer do të ishte i mundur vetëm në rast të ardhjes së Sanches, i cili do të kompletonte repartin së bashku me Tonalin, Adli dhe Pobega, përveç Rade Krunic. Megjithate, kjo eshte hipoteza me e keqe.

Ne grupin e lojtareve qe Maldini citoi duke thene se “disa nuk rinovojne sepse mesuan se do te vije pronar i ri dhe mund te bejne kerkesa rroge me te larta” eshte edhe Bennacer, ashtu si Rafa Leao.

Më 4 gusht 2019, në moshën 21-vjeçare, Milani e bleu atë nga Empoli për 16 milionë euro plus 1 bonus. Lojtari nënshkruan një kontratë pesëvjeçare. Keshtu do te thoshte se amortizimi i kartonit te tij sot eshte te pakten ne 8 mln euro dhe do te ishin +42 mln euro fitim per kuqezinjte.