Sportmediaset shtyn për Noa Lang… “Massara i fshehur, ka goditjen e papritur” Zbulimi i agjentit

8 muaj më parë
Sportmediaset shtyn për Noa Lang… “Massara i fshehur, ka goditjen e papritur” Zbulimi i agjentit

Gazetaret e Sportmediaset raportuan sot lajmin se Noa Lang i Bruges është i preferuari i Milanit për momentin për repartin e avancuar sa i perket sezonit të ardhshëm, edhe pse Milannews kembengul se i perzgjedhuri eshte Charles de Ketelaere…

Claudio Raimondi tha: “Lang mund të arrijë për rreth 20 milionë euro. Ky lojtar është në pole position për repartin e avancuar sepse mund të luajë në të gjitha pozicionet pas sulmuesit. Charles De Ketelaere, nga ana tjetër, është qershia mbi tortë”.

Sakaq, agjenti i merkatos, Franco Zavaglia, foli gjatë per Tutto Mercato, në TMW Radio. Ai u ndal te analiza e klubeve te medha por pati edhe nje fragment në të cilin ai shpreh mendimin e tij për operacionet e ardhshme të Milanit:

“Duke e njohur mirë Frederick Massara, mendoj se ai ka disa goditje gati në sektorin ofensiv që ende nuk kane dale per mediat. Punon pa zhurme dhe ne hije, aq sa shume pak njerez mund te kuptojne se cilin ka vendosur ne shenjester…”.

Deri tani shume emra jane permendur per sulmin e Milanit duke nisur nga Berardi, Raspadori, Zaniolo, Lang, De Ketelaere, Asensio e keshtu me radhe e ato me pak te sponsorizuar. Te shohim se cfare ka nder mend dyshja Maldini-Massara.

Por, gjeja kryesore eshte qe te zyrtarizohet rinovimi i tyre per te qene me te sigurte edhe pse deri tani asnje lajm per nje ndarje apo largim nga Milani nuk eshte raportuar dhe RedBird i ka konfirmuar ashtu si edhe presienti Scaroni.