Ish-futbollisti Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se stadiumi “Air Albania” është më i bukur se “Olimpico” i Romës.
Më tej Tahiri duke folur për finalen, deklaroi se Duka nuk mund ta sillte në Tiranë, nëse nuk do kishte stadiumin. Me gjithë respektin për stadiumin e Romës “Olimpico”, stadiumi “Air Albania” është më i bukur dhe më i ngrohtë. Po ashtu edhe fatsjellës për Romën.
Merita është e madhe për këtë finale nga ai që e bëri këtë stadium. Në momentin që ke këtë stadiumin, kalon te pjesa e dytë, te lobimi për ta sjellë finalen këtu. Nëse Duka nuk do e kishte këtë stadium, nuk mund ta sillte finalen këtu. Këtu jepen meritat për gjithçka.
Ndërkohë, trajneri Nevil Dede, duke folur për finalen e Conference League, që u luajt në “Air Albania” në Tiranë, u shpreh se ata që e sollën ecentin, kanë bërë një reklamë falas për Shqipërinë.
Mbushja e stadiumit Olimpico, tregon si e kanë përjetuar romanët. Një miku im priti disa miq nga Italia dhe i kishte pyetur sesi ndihen, ata i kishin thënë: ‘Jemi mësuar të humbim gjithë jetën’. Kjo është arritje historike, Roma fiton edicionin e parë të kompeticionit.
Ky populli ynë, e shijoi këtë finale. Është gjë qejfi. Njerëzit që e sollën këtë finale, janë FSHF dhe ata që ndërtuan stadiumin. Bëmë një reklamë falas për Shqipërinë. Burrave që e sollën këtë finale këtu, duhet tu heqim kapelen.