Strakosha e bën ZYRTARE kalimin në PL: Ka qenë ëndrra ime të luaj në kampionatin më të fortë në botë! Chelsea?

8 muaj më parë
Strakosha e bën ZYRTARE kalimin në PL: Ka qenë ëndrra ime të luaj në kampionatin më të fortë në botë! Chelsea?

Thomas Strakosha është ende në pritje të zyrtarizimit në ekipin e ri. Së fundmi gardiani shqiptar ka pasur edhe interesimin e Chelsea-t. Menjëherë pas mbylljes së bashkëpunimit me Lacion, portieri është një lojtar i lirë dhe për këtë arsye shumë skuadra e kanë në kryeqendër të vëmendjes pasi nuk duhet të paguajnë kosto shtesë.

Në një intervistë të fundit për Fabrizio Romano, Strakosha ka folur jo vetëm për interesimin e Chelsea, por ka zyrtarizuar edhe ekipin e ri që do të jetë në Premier League.

“Jam duke u përgatitur edhe në këtë kohë që jam pa ekip. Por përgatitem më shumë se kur isha me Lacion me trajnerin tim personal.

Kjo pasi Premier League është ndryshe, është shumë fizike dhe tjetër nivel futbolli nga Seria A. Për këtë arsye stërvitja ime është më e madhe tani dhe i kushtohet shumë edhe pjesës fizike. Padyshim që Premier League është kampionati më i fortë në botë, ëndërr që kur isha fëmijë të isha pjesë e saj.

Ka trajnerë shumë të mirë, ka përgatitës atletik shumë të mirë, tifozët që e ndezin zjarr stadiumin dhe është shumë para Italisë, në shumë drejtim. Chelsea? Jam i nderuar që një ekip i tillë shfaq interesim për mua. Jo vetëm unë, por edhe familja ime.

Fulham? Cdo ekip që është pjesë e Premier League dhe që më dëshiron, unë kam respekt të madh pasi është kampionati më i fortë në botë. Kemi disa mundësi dhe po vjen momenti që unë të bëj zgjedhjen më të vështirë”, tha Strakosha duke lënë të kuptohet se ka disa oferta zyrtare nga elita e futbollit të Anglisë, që do të jetë padyshim destinacioni i ri për të.