Strakosha në krah të Pogba, Dybala dhe Dembele! Francezët i bëjnë super reklamë shqiptarit (foto)

8 muaj më parë
Strakosha në krah të Pogba, Dybala dhe Dembele! Francezët i bëjnë super reklamë shqiptarit (foto)

L’Equipe në Francë ka paraqitur një formacion me emrat e lojtarëve që janë të lirë në treg. 7 nga 11 futbollistët javë vendosur në formacion, me gardianin kuqezi Thomas Strakosha që është mes shtyllave.

Shqiptari ka zgjedhur mos rinovojë me Lazion, teksa është emri që përflitet te Chelsea në Premier League. Skuadra e Tuchel e sheh si zëvendësin e Mendy, me median franceze që e cilëson një fakt të tillë.

Veç Strakoshës në formacionin e lojtarëve që nuk e kanë një ekip janë edhe Marcelo, Romagnoli, Pogba, Dybala apo Dembele.

Strakosha në krah të Pogba, Dybala dhe Dembele! Francezët i bëjnë super reklamë shqiptarit (foto)

Tomas Strakosha ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij, të luajë në Premier League. E ardhmja e tij do të jetë Anglia dhe këtë e konfirmon vetë portieri shqiptar në një intervistë të dhënë në “The here ëe go Podcas“ me Fabrizio Romanon.

Strakosha shprehet se ndihet i nderuar që emri i tij është lakuar për një kalim te Chelsea, ndërsa më pas shton se ka në tryezë oferta nga disa klube angleze. Objektivi i tij i ardhshëm është fitimi i sa më shumë trofeve dhe kompeticioni Champions League.

“Chelsea? Jam i nderuar që jam i lidhur me një klub të tillë, që është një nga më të rëndësishmit në Premier League. Për mua liga angleze është më e mira në botë dhe do të doja të luaja atje.