Stresi i shkon në shtëpi Cllevios dhe i jep dhuratën e Noizyt

2 muaj më parë
Stresi i shkon në shtëpi Cllevios dhe i jep dhuratën e Noizyt

Një sh err virtual që u pasua edhe nga një konflikt fizik. Por mesa duket, reperët Noizy dhe Cllevio vendosën t’i japin fund zënkave mes tyre i cili përfundoi dhe në dhunë fizike.

Përmes një video live në TikTok, Cllevio nën shoqërinë e miqve të tij i ka kërkuar falje Noizyt dhe si shkas për këtë është bërë ndërmjetësimi mes shoqërive të përbashkëta të dyshes.

Ky i fundit i ka dëguar disa dhurata në banesë, nga linja e tij e veshjeve. Momentin kur Cllevio i merr dhuratat janë filmuar live në Instagram.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt.

Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju.

Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë”, u shpreh Cllevio në një live në “Tik Tok” duke i kërkuar falje Noizy-t.